Sulmi ndaj Policisë/ Rama: Kambanë e madhe alarmi. Komuniteti euroatlantik të ulë me imponim në tryezën e dialogut Kosovën e Serbinë

Sulmi ndaj Policisë/ Rama: Kambanë e madhe alarmi. Komuniteti euroatlantik të ulë me imponim në tryezën e dialogut Kosovën e Serbinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës, duke theksuar se vrasja e policit është një kambanë e madhe alarmi.

Në një reagim në platformën "X", Rama tha se kriminelët që vranë efektivin duhet të dalin para drejtësisë, dhe komuniteti euroatlantik duhet  të ulë pa kthim Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, tha Rama. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy