Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë për lajmin që vjen nga Gjermania, përse i takon vendimit për të ngritur në Shqipëri një shtab të bazës së Forcave të Operacioneve Speciale (SOF), me rotacion.
“Një superlajm, vendndodhja e selisë së Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-ve në Evropë në Shqipëri. Kjo do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë. Po e prisnim me padurim këtë lajm kaq të mirë.”.
Duke cituar deklaratën, Rama vendosi theksin pikërisht te kjo e fundit se, “vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë”.
Rama, teksa falënderoi ambasadoren amerikane Yuri Kim për kontributin e dhënë, deklaroi se kjo është një shprehje e një besueshmërie shumë të lartë.
“Kishim kohë që punonim. Është bërë me dije vendosja e forcave operacionale të Kombeve të Bashkuara dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab. Vendosja e një shtabi në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprim më të madh me aleatët. Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe vendosja e këtij shtabi është krejt e natyrshme. Kjo vendndodhje rrit fleksibilitetin, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare, por kjo nuk është pjesa më e rëndësishme. Dua të falënderoj publikisht diçka që s’e kam me fort qejf kur e bëj, por kur duhet bërë duhet bërë. Ambasadorët bëjnë punën e tyre, por Kim duhet falënderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim të nivelit më të lartë prej një kohe të qëndrueshme. Faleminderit. Dhe për ata që qahen, ku i kemi armët, ku i kemi koburet, ja ku janë.”



