
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim para anëtarëve të Kongresit Amerikan, duke shënuar një moment të rrallë që lideri i Evropës Lindore t'u drejtohet ligjvënësve amerikanë, ndërsa vendi i tij vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.
CNN ka renditur pesë pikat që pritet të jenë kyçe në fjalimin e Zelensky-t, të cilat janë:
Thirrje për më shumë ndihmë, duke i bërë presion Bidenit dhe NATO-s: Zelensky pritet të përsërisë gjatë fjalimit thirrjet e tij për më shumë armë, si dhe një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Thirrje specifike ndaj audiencës amerikane: Zelensky mund të përdorë platformën e tij me Uashingtonin për t'u bërë një thirrje specifike si ligjvënësve në sallë ashtu dhe amerikanëve në shtëpi.
Një thirrje e mundshme për Kongresin për të votuar sanksione: Zelensky mund t'u bëjë thirrje ligjvënësve bëjnë të tjerë hapa përpara me sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
Një thirrje e mundshme për SHBA-në për të pranuar refugjatët ukrainas: Më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha të martën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
Shfaqja e forcës së Biden: Në orët që do të pasojnë fjalimin e Zeleny-it drejtuar Kongresit, Biden ka planifikuar të mbajë një fjalim që demonstron mbështetjen që SHBA po i jep Ukrainës. Sipas një zyrtari, Biden pritet të shpallë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë.



