Opozita proteston më 21 qershor/ Basha: Rama na ka shpallur luftë

Opozita proteston më 21 qershor/ Basha: Rama na ka shpallur luftë

Protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Vendimi është marrë në mbledhjen e sontme të kryesisë së PD, ish-grupit parlamentar dhe kolegjin e kryetarëve.

Mësohet se gjatë mbledhjes, kreu demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka shpallur luftë opozitës. Basha po ashtu ka theksuar para të gjithë demokratëve se Kushtetuta e vendit është në rrezik dhe se duhet të mbrohet.

 “Edi Rama na ka shpallur lufte. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, mësohet të ketë thënë Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy