Bastet ilegale/ Zhabina: Mungojnë 350 mln euro në buxhet. Industria në duart e krimit të organizuar (VIDEO)

Bastet ilegale/ Zhabina: Mungojnë 350 mln euro në buxhet. Industria në duart e krimit të organizuar (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në Mcn Live se në buxhetin e shtetit mungojnë 350 milionë euro nga mos legalizimi i basteve sportive. Zhabina theksoi se bastet sportive janë përqendruar në 6-7 duar të grupeve kriminale, duke patur një efekt negativ si në ekonomi, ashtu edhe sigurinë e vendit. 

 

“Efekti është në disa drejtime, nga mungesa e shtetit në një sektor të tillë. Është një sektor që është lënë në gojën e ujkut, dhe fuqizimi i grupeve kriminale në këtë industri s’erdhi rastësisht. Pamë që me dhjetëra persona kishin aplikacione të ndryshme ku mund të vendosje baste, menjëherë sapo ishin mbyllur, në Tiranë dhe Durrës. 

 

Këta persona që ofronin këto shërbime bëheshin gjithmonë dhe më pak, dhe grupet kriminale e përqendruan në duart e tyre. Përqendrimi i basteve sportive është në 6-7 apo 10 duar. Këtë ka sjellë mungesa e shtetit, përqendrimin e kaq shumë parave, miliona eurove në ditë, në duart e grupeve kriminale. Kjo industri s’mund të rrijë në këmbë pa bashkëpunimin e Policisë së Shtetit. Grupet kriminale e kuptojnë që duhet të ndajnë para edhe me Policinë e Shtetit. 

 

Ka edhe ambiente ku luhen bastet sportive dhe Policia e Shtetit është inekzistente. Mungojnë minimumi 350 milionë euro që mund të përdoreshin për rritjen e pensioneve. Ky është një nga efektet që kanë në ekonomi, për mos folur për efektin që kanë në sigurinë e vendit. Kemi parë ngjarje kriminale që kanë motiv bastet sportive”.

Zhabina tha që nuk përjashtohet mundësia që krimi i organizuar të ketë ndikimin e tij të ndarja e licencave, por shtoi se diçka e tillë mund të jetë pak e vështirë për shkak të kritereve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy