Fajza dhe Liqeni i Kuq, të fshirë nga harta e shtetit! (VIDEO)

Fajza dhe Liqeni i Kuq, të fshirë nga harta e shtetit! (VIDEO)

Në Has, shteti kërkon taksa, por nuk garanton as rrugën, as ujin, as shërbimet më elementare. Në Fajzë dhe Liqenin e Kuq, 35 vite premtime nuk kanë sjellë zhvillim, por braktisje, varfëri dhe dëshpërim. Dy fshatra me bukuri të rralla natyrore, ku njerëzit po humbasin shpresën se mund të ndërtojnë një të ardhme në tokën e tyre.

 

Rruga është kthyer në një kalvar të përditshëm. Ambulanca mund të mos mbërrijë në kohë, fëmijët përshkojnë kilometra për të shkuar në shkollë, ndërsa fermerët nuk kanë si t’i çojnë prodhimet në treg. Banorët sigurojnë ujin me puse, paguajnë nga xhepi shërbime që duhet t'u garantoheshin dhe presin prej vitesh investimet e premtuara.

 

Sipas tyre, në Fajzë kanë ardhur drejtues të të gjitha forcave politike, përfshirë kryeministra e deputetë, por premtimet kanë mbetur në letër. Banorët ngrenë pikëpyetje për projektet e parealizuara dhe mungesën e transparencës, ndërsa shohin fshatra të tjerë të pajisen me rrugë të asfaltuara.

 

Sot, revolta ka arritur në atë pikë sa banorët nuk duan më as vizita elektorale. 

 

“Ju kërkojmë të gjitha partive të mos na vijnë më”, shprehet njëri prej tyre, i zhgënjyer nga premtimet e pambajtura.

 

Një tjetër e shpreh dhimbjen me fjalë që peshojnë më shumë se çdo premtim politik: “Nuk na duhet rruga kur të vdesim e të mos u lëmë të ardhme fëmijëve.” 

 

Ata kërkojnë rrugën tani, sa janë ende gjallë, sa mund të punojnë tokën, të mbajnë familjet dhe të mos detyrohen të braktisin vendlindjen.

 

Liqeni i Kuq ka mbetur me rreth 20 shtëpi. Një zonë me potencial për bujqësi dhe agroturizëm po zbrazet, ndërsa banorët ndihen të përjashtuar nga vëmendja e institucioneve.

 

Fajza dhe Liqeni i Kuq nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë rrugën, ujin dhe të drejtën për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre.

 

Emisioni “Fol” në MCN TV rikthehet, nëse premtimet mbeten sërish vetëm fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy