“Ju zëvendësoj me punonjës nga Bangladeshi!”/ Tuka zbulon mesazhin e pronarit të fabrikës në Shkodër (VIDEO)

“Ju zëvendësoj me punonjës nga Bangladeshi!”/ Tuka zbulon mesazhin e pronarit të fabrikës në Shkodër (VIDEO)

Kreu i bashkimit të sindikatave të pavarura Shkodër, Albert Tuka, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se sot Shkodra ka 2500 biznese më pak se në vitin 2013. Ai theksoi se punonjëse të një fabrike në Shkodër u është thënë nga pronari të punojnë jashtë orari, pasi në të kundërt mund të largohen dhe të zëvendësohen me punonjës nga Bangladeshi. Tuka tregon se në Shkodër ka punonjëse filipinase me pagë 200 euro, që janë të kënaqura, duke mënjanuar kësisoj shqiptarët. 

Në 2013, Shkodra kishte 4500 biznese, që u nënshtroheshin rregullave dhe ligjeve të shtetit, me taksa dhe sigurime shoqërore. Pas 2013, sot në Shkodër ekzistojnë 2000 biznese, nga politika keqbërëse, trajtimi amatoresk i qeverisë shqiptare, bëri të mundur asfiksimin e 2500 bizneseve në Shkodër. 42 për qind është shkalla e papunësisë. Kam marrë një mesazh para një jave, një grup grash te një fabrikë, pronari i kishte mbajtur me orë, jashtë orarit, pronari u ka thënë s’ju paguaj jashtë orarit. U ka thënë e keni derën hapur, ikni në shtëpi sepse kemi punonjës nga Bangladeshi, nga bota e tretë dhe ju zëvendësojmë urgjent. Kjo është dhuna dhe tmerri që punonjësit po kalojnë. I themi ekzekutivit shqiptar të punësohen njëherë shqiptarët, dhe atëherë le të vijnë të huajit, por jo të penalizohen punonjësit shqiptar. 200 euro janë pagat e filipinaseve që jetojnë në Shqipëri, dhe thonë jemi të kënaqur, se me këtë pagë mbajmë familjen. E kuptoni çfarë po ndodh në Shkodër?! S’e kuptoj pse qeveria shqiptare e ka marrë kaq inat Veriun. Vjen me gardë e polici në Shkodër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy