Shkullaku: Afera e inceneratorëve, dështim i plotë i drejtësisë së re

Shkullaku: Afera e inceneratorëve, dështim i plotë i drejtësisë së re

Gazetari Armand Shkullaku tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, se skema e inceneratorëve është para së gjithash dështim i organit të akuzës. Shkullaku tha se sinjalet se një aferë e tillë ishte në proces janë dhënë me kohë dhe duhej të ishin kapur nga organi më i madh i hetimit në vend.

Nëse dikur bëhej korrupsion duke ndërtuar një vepër publike, vepra në fund mbetej. Kurse tani mbetet vetëm ajër dhe lekët shkojnë 100% në xhepat e tyre. Për mua ky është dështim i plotë i drejtësisë së re. Kur doli për herë të parë afera e inceneratorëve, edhe një prokuror i thjeshtë me ndërgjegje qytetare të thoshte: çfarë po ndodh. Kemi mbledhje urgjente qeverie sepse kreu i Bashkisë së Elbasanit papritur  shpall emergjencën mjedisore. Këtu bie një kambanë e vogël alarmi. Qeveria mblidhet prapë me urgjencë, bën 19 VKM brenda ditës.  Bën një kontratë me një kompani, kontrata shkon në çdo ministri brenda ditës, firmoset, miratohet dhe i jepet kompanisë që nuk kishte asnjë knoë-hoë në fushën e incenerimit. I jepet një 25-vjeçareje me 1 milionë lekë të vjetra në bankë. Këtë kontratë kjo kompani e depoziton në bankë dhe merr kredinë që e shlyen me lekët tona. Mjafton kaq që një prokurori ti ndizet një llambë alarmi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy