
Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei është shprehur kundër planit që prezantoi Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme. Me një postim në rrjetin social Tëitter ai ka risjellë edhe njëherë në kujtesë pjesë të fjalimit të tij të mëparshëm në korrik të vitit 2018, të mbajtur pikërisht në lidhje me këtë çështje.
"Çështja e Palestinës nuk do të harrohet kurrë. Kombi Palestinez dhe të gjitha kombet myslimane do të pozicionohen dhe nuk do të lejojnë zbatimin e të ashtuquajturës Marrëveshje të Shekullit", shkruan Khamenei.



