Buxheti rishikohet për herë të tretë brenda vitit, Denaj: Do të ketë rritje të fortë të investimeve publike (VIDEO)

Buxheti rishikohet për herë të tretë brenda vitit, Denaj: Do të ketë rritje të fortë të investimeve publike (VIDEO)

Rishikimi për herë të tretë i buxhetit për këtë vit po shqyrtohet sot në Parlament. Në fjalën e saj para deputetëve, ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se kjo bëhet me qëllim amortizimin e goditjeve nga pandemia me investime shtesë. Denaj tha se tkurrja e investimeve private do të ekuilibrohet me rritjen e investimeve publike.

"Qeveria ka ndryshuar buxhetin pas tërmetit dhe pandemisë. Në këtë akt të tretë paraqesim disa ndryshime si instrument për të amortizuar një pjesë të goditjeve dhe mundësi për investim shtesë. Rritja e deficitit është një periudhë e përkohshme që vjen si domosdoshmëri. Tkurrja e investimeve private pritet të kompensohet nga rritja e fortë e investimeve publike, por edhe ato që priten për rindërtimin. Si rezultat i mbylljes në 6-mujorin e parë kemi -17% të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Do të rrisim shpenzimet për investime publike. 14 mld lekë shtesë për fondin e rindërtimit duke e çuar në 34 mld lekë për 2020 për rindërtimin. 900 mln lekë për njësitë e qeverisjes vendore për qiratë për të prekurit nga tërmeti. 200 mln lekë për skemën e papunësisë. Sigurimin e mjaftueshëm për organikën e OFL-së dhe buxhetin për 500 efektivë të rinj të policisë. Propozojmë për tatimin mbi të ardhurat për ata deri në 10 mln lekë të mos tatohen", tha ndër të tjera ministrja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy