
“Facebook” ka identifikuar dhe fshirë qindra profile të reja false të dyshimta, para zgjedhjeve të mesit të mandatit që mbahen në nëntor, në SHBA. Në total janë 652 faqe, grupe dhe profile, disa prej të cilave me origjinë në Iran dhe Rusi.
Veprimtaria e tyre e dyshimtë lidhet me një "sjelljet jo autentike të koordinuar", që përfshijnë edhe shpërndarjen e materialeve me sfond politik.
Duket se ky është hapi i parë që Facebook po ndërmerr për t’u paraprirë skandaleve si ai i Cambridge Analytica apo dyshimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Rrjeti social thotë se nuk e ka përfunduar ende analizëm e materialeve të dyshuara. Megjithatë, “Facebook” ka bërë me dije se ka vënë në dijeni qeverinë e SHBA-ve dhe atë britanike, si dhe në mënyrë të veçantë Departamentin e Thesarit dhe atë të Shtetit, në një kohë kur pak ditë kanë kaluar nga vendosja e sanksioneve ndaj Iranit.
“Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë”, ka thënë Mark Zuckerberg. Por ajo që dihet është fakti se vendimi për të mbyllur faqet dhe llogaritë e dyshuara është marrë gjatë orëve të fundit, për shkak të katër hetimeve që kanë të bëjnë me Iranin (3 prej tyre) dhe me Rusinë. Në një prej rasteve është fshirë grupi i ashtuquajtur “Liberty Front Press”, në të cilin mblidheshin llogari të ndryshme të “Facebook”-ut dhe Instagramit, me rreth 155 mijë ndjekës.
Sipas “Facebook”, që ka analizuar të dhënat dhe adresat IP rezulton i lidhur me mediat shtetërore iraniane, me një llogari fillestare të krijuar në vitin 2013 dhe me “degë” në Lindjen e Mesme, Britaninë e Madhe dhe SHBA-të. Nga analizat e kryera nuk del se objektivi i grupit ishte të ndikonte në zgjedhjet e mesmandatit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të jenë bërë përpjekje për këtë.
Grupe të tjera janë sinjalizuar për lidhje me Iranin, ndërsa një i katërt - i cili mendohet se është përpjekur të influencojë në Siri dhe Ukrainë – rezulton në kontakt me burime, që SHBA-të i shohin të lidhura me shërbimin sekret të ushtrisë ruse.



