
Andrew Bailey, guvernatori i bankës së Anglisë, ka bërë një paralajmërim të fortë për ata që investojnë në kriptomonedha ose ndryshe monedhat virtuale. Ai është shprehur se këto para nuk kanë asnjë vlerë të brendshme dhe investitorët duhet të jenë të pergatitur për ti humbur investimet.
I pyetur në një konferencë për shtyp në lidhje me këtë çështje ai deklaroi se: “Ato nuk kanë asnjë vlerë të brendshme. Kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk duhet t’u japin vlerë atyre, sepse ata mund të kenë vlerë të jashtme.
Por ato nuk kanë ndonjë vlerë të brendshme. Do ta them përsëri shumë troç. Blijini ato vetëm nëse jeni gati të humbni të gjitha paratë tuaja”, u shpreh ai.
Komentet e tij bënë jehonë si një paralajmërim i ngjashëm nga Autoriteti i Sjelljes Financiare në Mbretërinë e Bashkuar. “Këto investime nënkuptojnë marrjen e një rrisku të madh me paratë e investitorëve”, deklaroi vëzhguesi i shërbimeve financiare në Janar.



