Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bashkua artistëve në protestën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Kreu i selisë blu mbërriti rreth orës 22:00 për t'u bërë pjesë e qëndresës së artistëve.
Basha iu bashkohet artistëve në këtë protestë, një ditë pasi Policia Bashkiake u dërgoi shkresën me të cilën i vintë në dijeni për kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë me VKM.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka lajmëruar se do të prezantojë të hënën projektin për ndërtimin e Teatrit të ri, që nënkupton shembjen e godinës aktuale.



