Elezi: Blerjet nga KESH të paprogramuara, me tarifa shumë më të larta. Tenderat bëhen me zarfe

Elezi: Blerjet nga KESH të paprogramuara, me tarifa shumë më të larta. Tenderat bëhen me zarfe

Ish-drejtori juridik i ERE, Eduart Elezi, duke ju referuar auditit të sektorit nga KLSH për vitin 2021 tha se problematika e sektorit të energjisë elektrike në vitin 2021 është një menaxhim jo i suksesshëm i sektorit energjetik.

Për emisionin “MCN Economy” ai deklaroi se pjesa më e madhe e gjithë problematikës që ndodhet, nuk ka nevojë të jetë raporti i KLSH, pasi është e dukshme, kryesisht nga korrupsioni në administratën e lartë.

Çmimi në Bursë ka qenë shumë më i ulët nga sa e ka blerë KESH. Blerjet e saj nuk janë të programuara, 3 mujore, 6 mujore apo 1 vjeçare.

Janë blerë energji ditore, javore dhe rrallë herë më shumë se sa java, 10 ditore dhe tarifat janë shumë më të larta.

Energjia është blerë nga KESH dhe OSHEE kur çmimet kanë qenë shumë më të shtrenjta. Është bërë një tharje komplet e kaskadës së Fierzës duke cenuar sigurinë e furnizimit për qytetarët apo bizneset.

Janë interesa korruptive me tregtarë të energjisë elektrike. Nëse privati ndërton diçka nuk është benefit, por nëse e bën KESH është benefit i qytetarit shqiptar.

Prodhuesi publik nuk ka asnjë energji të shtuar. Pjesa e asaj që është prodhim publik është zvogëluar.

Kemi rritur konsumin, por kemi zvogëluar prodhimin publik, pas privatizimit të katër HEC-eve.

Pavarësisht se sot është në fuqi bursa shqiptare, as nuk shet dhe as nuk blen përmes bursës shqiptare e cila është më transparentja.

Shmanget për shkaqe individuale dhe prej menaxhimit që bëhet nga Belinda Balluku deri poshtë. Janë të gjithë në shkelje ligjore, dhe këta të gjithë duhet të thirren nga SPAK.

Kush ka bërë tender me zarfe, ka bërë shkelje ligjore. Bursa nuk ka nevojë për para, ka të hyra dhe të dala. Dikush shet dhe dikush blen në kohë reale.

Aty ka vjedhje të mëdha, për vitin 2021-2022 janë qindra milionë euro të vjedhura.

Nëse KESH do të operonte në bazë të ligjit dhe bursës vjedhjet shkojnë diku te 500-600 milionë euro në vit, për prokurimin e bërë energjisë elektrike.

Këto janë abuzime që do të japin llogari këta individë, jo me SPAK-un e sotëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy