Një grua në Kinë ka mbledhur sasinë e paravë për të blerë një shtëpi me anë të një strategjie që e ka vendosur në qendër të debatit në rrjetet sociale.
Historia është treguar fillimisht nga një koleg i gruas së njohur si Xiaoli, e cila e ka mbledhur shumën prej 14 mijë stërlinash duke u kërkuar të dashurve të saj t’i blinin nga një iPhone 7. Gruaja kishte 20 të dashur dhe ia arriti t’i kishte të gjithë smartfonët e kërkuar, të cilët më pas i shiti duke mbledhur 115 010 juan.
Në rrjetet sociale të Kinës, Xiaoli përshkruhet si më e madhja e një familjeje jot ë pasur, ku nëna është shtëpiake dhe babai emigrant.
“Prindërit po i plaken dhe ajo është ndier nën presionin e blerjes së një shtëpie për ta. Është e pabesueshme se si mund të përdorësh një metodë të tillë”, thonë disa përdorues të rrjete sociale.



