Thaçi e ripërsërit përsëri: Jo shkëmbim territoresh, por korrigjim të kufirit

Thaçi e ripërsërit përsëri: Jo shkëmbim territoresh, por korrigjim të kufirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij që, në kuadër të procesit të arritjes së një marrëveshjeje finale në dialogun politik me Serbinë, të përmbyllet edhe çështja e korrigjimit të kufirit.

Sipas tij, me këtë korrigjim, Kosova nuk ndahet, por e vë brenda kufirit të saj një territor prej tri komunave, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që aktualisht ndodhet brenda kufijve të Serbisë.

Në reagimin e tij në rrjetin social "Facebook", kreu i shtetit shkruan se ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. 

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës, ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy