Në kuadër të javës kulturore franceze në Shqipëri, Ambasada Franceze në bashkëpunim me institucionet shqiptare organizuan disa aktivitete përgjatë datave 13 deri në 19 maj. Mes tyre ishte dhe shfaqja ujore "Fous de Bassin".
“Ju presim për një shfaqje energjike dhe të paharrueshme mbi liqen siç është Fous de Bassin. Mos harroni të jeni aty në kohë bashkë me familjen apo miqtë tuaj, tek Liqeni i Tiranës”- tha ambasada në njoftimin e saj.
Jehonën për shfaqjen e përhapën dhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj përmes njoftimeve në rrjetet e tyre sociale.
Sipas njoftimit të Ambasadës Franceze shfaqja do të jepej në datat 15 dhe 16 maj. Por ndonëse ishte planifikuar 2 ditë ajo u shty edhe një ditë tjetër, në datën 17 maj, datë që përkoi dhe me Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë që synon të koordinojë ngjarjet ndërkombëtare që rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të komunitetit LGBTI.
Njoftimin për dhënien e këtij cirku për herë të tretë në Tiranë, jashtë parashikimeve të bëra nga vetë cirku dhe Ambasada Franceze e bëri ministri i Kulturës Blendi Gonxhe.
“Xhadat” bëri një hulumtim mbi faqen e kompanisë Ilotopie, që dha shfaqen me personazhe me dy gjini, mbi liqenin e Tiranës ku thuhet:
“Ne kemi zhvilluar krijime artistike dhe veprime kulturore në përzierjen më të gjerë të tërthortë të disiplinave që mund të imagjinohet. Si për të ruajtur këtë këndvështrim të veçantë ndaj botës, ne zhvillojmë sfera dhe eksplorime artistike që ju çojnë nga intime në përfundimisht planetare. Këto shfaqje nuk kanë asnjë lidhje ekonomike me audiencën e tyre, shikimi është falas. I takon kompanisë të gjejë fondet, shpesh publike, ndonjëherë private, por gjithmonë duke bërë të pamundurën për të siguruar që origjina e këtyre fondeve të mos njollosë përmbajtjen e krijimeve tona.
“Xhadat” i hodhën një sy krijimeve të tjera të kompanisë ku një tjetër shfaqje e organizuar prej tyre kishte këtë subjekt.
“Në pjesën e pasme, pas dhomave të njëpasnjëshme, një burrë shtatzënë, duke pjellur vezë, i dorëzon pasardhësit e tij ende të ngrohtë… për të birësuar? Apo për të ngrënë? Koha e një sekreti...
Në pjesën e kalendarit të botuar në faqen e kompanisë ajo që të bën përshtypje është se shfaqja “Fous de Basin” është përzgjedhur të shfaqet vetëm në Shqipëri dhe në asnjë shtet tjetër ku ky cirk do të performojë përgjatë vitit 2024 .
“Budallenjtë e ujit. Fous de Bassin, një spektakël i çuditshëm, ëndërrimtar, lundrues i krijuar nga kompania franceze Ilotopie, e cila fjalë për fjalë ecën mbi ujë . Është një vizion i bukur i ferrit.”
Këto janë fjalët e artikullit që gjendet në faqen Ilotopie shkruar nga Lyn Gardner, autore fituese e çmimeve për librat më të shitur të romancës lezbike.



