Moti i keq që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.
Në Tropoje ka pasur probleme të konsiderueshme me rrëshqitjen e dherave dhe me bllokimin e rrugëve. Po ashtu shqetësim është edhe dëmtimi i linjave te energjisë.
Edhe ne qytete si Durrësi, Lushnja apo Elbasani rrugët kryesore janë përmbytur duke krijuar vështirësi ne lëvizjen e qytetareve dhe te makinave.
Në Lushnjë reshjet nisen me intensitet pas orës 8 te mëngjesit për 30 minuta duke sjelle bllokimin e rrugëve kryesore nga ujerat dhe duke e bërë të vështirë kalimin e këmbësoreve.
Shiu i rënë në mëngjesin e sotëm ka krijuar disa situata te vogla problematike kryesisht ne qytetin e Elbasanit. Korrespodenti i MCN tv, raporton se ka pasur vërshime të ujit nga universiteti deri ne bulevard por pa probleme edhe ne ish konservimi ku uji ka hyrë në bodrumet e pallatit dhe ka bllokuar dhe hyrjen e pallatit, po kështu ne unazën veriore deri të stacioni i trenit ka prezencë të madhe uji në rrugë.



