Lirimi me kusht i të dënuarve përjetë, Rusi: Është e detyrueshme të implementohet (VIDEO)

Lirimi me kusht i të dënuarve përjetë, Rusi: Është e detyrueshme të implementohet (VIDEO)

Baftjar Rusi, avokat tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Kodi Penal duhet rikonceptuar nga e para pasi nuk i përgjigjet më nivelit të zhvillimit të shoqërisë, integrimit të saj dhe legjislacionit të vendeve të komunitetit europian.

Duhet rikonceptuar nga e para pasi nuk i përgjigjet më nivelit të zhvillimit të shoqërisë, integrimit të saj dhe në mënyrë të veçantë duke pasur parasysh legjislacionin penal që e kanë vendet e komunitetit europian që janë të parashikuara për grup negociatat dhe janë të domosdoshme të trajtohen në një koncept të ri dhe jo thjesht me ndryshime. 

I ndalur tek propozimi për aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë, Rusi tha se nëse nuk implementohet kjo procedurë Shqipëria mbetet jashtë parimeve të legjislacionit të vendeve të komunitetit europian.

Shpesh na udhëheq pasioni, na udhëheqin emrat konkretë dhe nuk na udhëheqin parimet e së drejtës penale apo parimet universale që ka sistemi i së drejtës ndërkombëtare ose sistemi i Gjykatës së Strasburgut. 

Është e detyrueshme që të transplantohet dhe të futet në Kodin Penal sepse në qoftë se nuk e fusim dhe nuk i lehtësojmë procedurat dhe rrethanat konkrete që të përfitojnë ata që janë dënuar me burgim të përjetshëm pasi i kryejnë 25 vjet burg do të thotë që ne mbetemi jashtë spektrit dhe jashtë kuadratit që kërkojnë rregullat dhe parimet që ka legjislacioni i vendeve të komunitetit europian. 

Një nga arsyet është përafrimi me vendet e komunitetit europian është ajo që të dimë të kopjojmë më mirë dhe të bëjmë më të mirën që kanë të tjerët se nuk krijojmë ne rregulla dhe normat të reja të Kodit Penal. Pra të marrim më të mirën e tyre dhe ta implementojmë në Kodin tonë Penal. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy