Pas fluksit të fundjavës, Kopshti Zoologjik i mbyllur të hënën/ Tarifat dhe oraret (VIDEO)

Pas fluksit të fundjavës, Kopshti Zoologjik i mbyllur të hënën/ Tarifat dhe oraret (VIDEO)

Dy ditë pas inaugurimit Kopshti Zoologjik, pas përballimit me fluksin e vizitorëve, këtë të hënë Kopshti Zoologjik ka qenë i mbyllur.

Gazetari i MCN Tv, shkoi në ambientet e Kopshtit Zoologjik prej ku mësoi se çdo të hënë, ambienti do të jetë i mbyllur.

Një qytetar i cili kishte shkuar me fëmijën për vizitë, tha se nuk e dinte që ambienti ishte i mbyllur.

Ashtu si ai edhe grupe fëmijësh të organizuar nga shkollat dhe kopshtet, u kthyen mbas.

Gazetari bëri të ditur se vizita në Kopshtin Zoologjik, është 300 lekë për të rritur dhe 200 lekë për fëmijët dhe në verë do të jetë hapur deri në orën 20.00.

Ndërkohë studentët do të përfitojnë 50% ulje të çmimit, pas paraqitjes së kartës së studentit.

Në ambientet e Kopshtit Zoologjik si risi vjen një bar kafe dhe një parkim për vizitorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy