Vitet ’90-të janë shenjuar shpesh si vijë ndarëse mes dy periudhave të ndryshme letrare në Shqipëri. Duke pasur parasysh kohën kur vepra të ndryshme letrare janë krijuar, mund të flasim për Letërsi Shqipe të krijuar para viteve '90 dhe letërsi të krijuar pas viteve ’90. Për këtë të fundit, të cilësuar shpesh si letërsia e re shqipe është folur shumë pak dhe pak njihen edhe shkrimtarët e rinj, që kanë krijuar në këto vite.
Për të sjellë në fokus këtë lloj letërsie është mbajtur së fundi edhe “New Literature Festival”, ku personazhe të jetës letrare pas viteve ‘90 dhe emra të njohur të letërsisë shqipe u bënë bashkë në një komunikim, që synon të nxjerrë në pah prirjet e sotme të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Por cilat janë në fakt prirjet e letërsisë shqipe pas viteve ’90 dhe a mund të flasim për emra të spikatur të kësaj letërsie?
Kjo letërsi për Bejkon mund të cilësohet edhe si disfatiste përsa i përket frymës së saj dhe asaj çfarë përcjell.
Një tjetër pyetje që mund të shtrojmë është edhe ajo se sa cilësore është letërsia e këtyre viteve dhe a janë emrat e rinj të kësaj letërsie shkrimtarë të vërtetë, me formimin dhe dijet e nevojshme?
Ndërkohë, letërsia e pas viteve ’90 ka disa karakteristika të veçanta, në mënyrën si shfaqet dhe komunikon me lexuesin. Jo gjithmonë kjo letërsi është e botuar, ndërkohë që gjen mundësinë e publikimit përmes formave të ndryshme, siç është ajo online, por jo vetëm.
Mungesa e kritikës është një tjetër shqetësim përsa i përket kësaj letërsie.
Ndërkohë që një problem më vete janë edhe botuesit dhe politikat e tyre.
Ndërsa për studiuesin Bejko shqetësim është edhe mungesa e krijuesve të rinj, që shkruajnë që në moshë të re dhe që kanë një zë të tyrin, që në këtë moshë.
Letërsia shqipe e pas viteve ’90-të është një letërsi, që mund të shihet nën optika të reja. E vendosur përballë letërsisë së para viteve ’90-të, të krijuar nën rregullat e soc-realizmit, kritika dhe studiuesit mund të analizojnë mënyrën sesi kjo histori ka ndikuar në zërat e rinj. Nga ana tjetër, kjo letërsi duhet të shihet e vendosur në periudhën që jetojmë dhe të analizohet në mënyrë më serioze, pavarësisht përpjekjeve për ta studiuar dhe për ta përfshirë në antologji të ndryshme. E ndërkohë që mbetet shumëçka për t’u nënvizuar, mund të pohojmë se krijuesit e rinj nuk mungojnë, por megjithatë nuk mund të themi qartësisht se cilët janë emrat e rinj dhe arritjet e tyre.



