Harris telefonon Trump-in, e uron për fitoren 

Harris telefonon Trump-in, e uron për fitoren 

Zëvendëspresidentja në detyrë e SHBA-ve Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump-in për ta uruar mbi fitoren e zgjedhjeve presidenciale, raporton CBS News.

Gjatë telefonatës, Harris theksoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët, tha një ndihmës i lartë i Harris për CBS.

Ajo pritet t'i drejtohet publikut gjatë fjalës që do të mbajë në Universitetin Howard. Ky do të jetë fjalimi i parë i Harris-it pas disfatës në zgjedhje përballë republikanit Trump. 
 

Ndryshe nga ç’kishin parashikuar sondazhet republikani 78-vjeçar siguroi votat e nevojshme elektorale për të marrë një mandat të ri 4 vjeçar, si udhëheqës i SHBA-ve.

Çështja e ekonomisë duket se ka rezultuar përcaktuese në votën pro Trump në zgjedhje.

Vlen për t'u theksuar se ai është presidenti i dytë në histori që do të drejtojë për dy mandate jo të njëpasnjëshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy