Zeka: Shqipëria dhe shqiptarët s’kanë qenë kurrë më të armiqësuar se sot, Osmani dhe Kurti urrejnë më shumë Ramën se Vuçiç

Zeka: Shqipëria dhe shqiptarët s’kanë qenë kurrë më të armiqësuar se sot, Osmani dhe Kurti urrejnë më shumë Ramën se Vuçiç

Gazetari Milaim Zeka vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Kiev e cilëson si të suksesshme, megjithëse shprehet se e gjithë skena politike në Shqipëri dhe Kosovë flet me dy ngjyra bardhë dhe zi.

Duke folur për MCN Live, Zeka tha se në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë pak analistë, duke shtuar se 98% janë opinionistë të cilët dalin nëpër studio dhe japin opinione si një fallxhore që shikon filxhanin e kafesë.

Sipas tij, pjesa që e urrejnë Ramën çdo argument të tyre e japin në disfavor të vizitës dhe futen dhe në teori konspiracioni, madje shtoi se një koleg i ka përmendur se janë qarqe të ndryshme që e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se do shkojë për vizitë te Zelensky, me orientim të George Soros.

Nuk ka ndodhur që dy kryeministra të Ballkanit, ai i Shqipërisë dhe Malit të Zi, të vizitojnë Zelenskyn. Kjo për mua është vizitë historike, e para se aty u përmend pavarësia e Kosovës.

Rama e qortoi që Presidenti i Ukrainës të pranojë pavarësinë e Kosovës. Dhe e përmirësoi. Kjo pasi kur Zelensky iu drejtua parlamentit shqiptar se në atë kohë duhej dhe kryeparlamentarja e Shqipërisë dhe Kryeministri, nëse ka qenë raporti direkt, duhet që atë ditë t’ia përmendnin çështjen e Kosovës, por më mirë vonë se hiç, ç’është me rëndësi që kërkesa për Kosovën pati jehonë botërore.

Të njëjtën gjë në Kiev, edhe në vizitën e Macron, Scholz dhe kryeministri italian, kancelari gjerman e përmendi Kosovën në Kiev dhe tha mjaft më me izolimin e Kosovës dhe se është koha që BE ti lejojë qytetarët që të lëvizin lirisht.

Lidhur me festivalin Sunny Hill, Zeka tha se u desh që të vendosej mbajtja e tij në Tiranë për të parë se çfarë urrejtje është ndërtuar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në raport me Tiranën dhe qeverinë aktuale të Shqipërisë dhe Edi Ramën.

Sipas tij, kurrë Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë qenë më të armiqësuar, madje as në kohën e Enver Hoxhës nuk ka pasur armiqësi aq të madhe dhe urrejtje.

Vjosa Osmani me të cilën kam punuar dy vite në parlament, e njoh si një person e cila është esktremisht e dashuruar me veten shkoi deri në atë pikë të urrejtjes patologjike të Ramës, sa në samitin e fundit në Greqi e fshiu fotografinë e Edi Ramës dhe dukej qartë në video të ndryshme se nuk arrinte që ta shihte në sy Ramën.

Po të kishte Osmani dhe Kurti urrejtjen ndaj Vuçiç dhe Serbisë siç e kanë ndaj Ramës dhe Tiranës, unë do isha shumë i lumtur.

Qytetari i Shqipërisë sot është i shqetësuar dhe i preokupuar për produktet ushqimore naftës dhe benzinës, që bën kjo qeveri e stërkorruptuar e Ramës dhe fare nuk ia ndjen për Ballkanin e Hapur.

Asnjë analist dhe politikan nuk ka arritur të japë as më të voglin argument se me çfarë dëmtohet Serbia dhe Kosova me Ballkanin e Hapur, por kanë thënë se ideja ka ardhur nga Vuçiç.

Kjo sëmundja ballkanike se edhe në rast se një top dhe çokollatë vjen nga Serbia është armiqësore, ndonëse e hamë dhe përtypim gjithë natën.

Ky Kurti që dikur i rrotullonte kamionët me speca dhe domate në kufirin me Serbinë, nuk iu tregon qytetarëve se si ka mundësi që Kosova blen produktet serbe me vlerë 300 milionë euro për një vit. E ka harruar...

Po ashtu Zeka shtoi se politikanë në Shqipëri nuk thonë sa firma të fuqishme Serbia ka hapur në Tiranë dhe si ka mundësi që njerëzit më të pasur të Shqipërisë, paratë e tyre i kanë bërë nga bizneset e serbëve.

Sipas tij, shqiptarët janë populli më jopatriatik në gadishullin ballkanik dhe kontinentin europian.

Si ka mundësi që analistë të ndryshëm që edhe ëndrrat i shohin në gjuhën serbe, sot çohen dhe shajnë Tiranën 24 orë pse Dua Lipa dhe babai i saj e shpërngulën festivalin nga Prishtina në Tiranë, duke mos sharë qeverinë e Albin Kurtit i cili është përgjegjësi kryesor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy