
Konservatori Jose Raul Mulino fitoi zgjedhjet presidenciale në Panama me një diferencë të madhe dhe do të pasojë ish-presidentin Ricardo Martinelli, i dënuar për pastrim parash dhe strehim në ambasadën e Nikaraguas.
Mulino, një avokat 64-vjeçar, mori më shumë se 34% të votave, 9% më shumë se kundërshtari i tij kryesor, kandidati i qendrës së djathtë, ish-konsulli Ricardo Lombana.
“Kam kënaqësinë që në emër të Gjykatës Zgjedhore t’ju informoj se ju keni fituar presidencën e Republikës të Panamasë”, tha kryetari i Gjykatës Zgjedhore Alfredo Junca në një lidhje telefonike për Mulino të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Edhe sfiduesi e ka pranuar fitoren e kundërshtarit dhe i ka uruar më të mirat Presidentit të ri, megjithatë, tha se ai e mori postin me përgjegjësi dhe përulësi.
“Unë nuk jam kukull e askujt”, deklaroi ai gjatë një fjalimi para votuesve.



