Rama nuk tërhiqet nga paketa anti-shpifje: I dakordësuar me OSBE, e miratojmë nesër në Kuvend

Rama nuk tërhiqet nga paketa anti-shpifje: I dakordësuar me OSBE, e miratojmë nesër në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave mbi miratimin e paketës anti-shpifje, ndërsa thekson edhe njëherë se projekti është dakordësuar edhe me OSBE.

Në twitter, në përgjigje të reagimeve kundër paketës, Rama shkruan se ndjen “keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë”.

Reagimi i plotë:

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/Index/9800

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Antishpifje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy