Balliu: I vetmi institucion që s’ka rënë është opozita. Rrugët që bllokohen në protestën e nesërme (VIDEO)

Balliu: I vetmi institucion që s’ka rënë është opozita. Rrugët që bllokohen në protestën e nesërme (VIDEO)

Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu, deklaron se në Shqipëri ka rënë çdo institucion dhe se i vetmi që ka mbetur është opozita.

Ai tha se në protestën e pasdites së nesërme do të bllokohen disa segmente rrugore kyçe.

Nga studio e MCN Live, Balliu u shpreh se SPAK është përdorur si kallashnikov në dorën e pushtetit aktual, dhe arreston dy roje parkingu nga radhët e saj, ndërsa dy liderët e opozitës janë të arrestuar.

Të arrestosh 20 veta për inceneratorët dhe ne vazhdojmë paguajmë nga 60 mijë lekë në ditë që t’i mbajmë brenda, le të dalin.

Rasti i goditjes së Ilir Metës, është masë kufizuese, nuk është goditje, se nuk ka vendim që e provon.

Dy kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare, janë të dy me masë arresti.

Këta ndërhyjnë në këtë moment për ti garantuar Edi Ramës zgjedhjet.

E godasin Ilir Metën dhe e marrin me kapuça, kjo është kryekëput politikë.

Ndërsa për protestën e pasdites së nesërme, Balliu deklaroi se do të bllokohen këto akse rrugore: Segmenti Casa Italia- Sheshi “Shqiponja”, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe Rrethrrotullimi Levan.

Do të bllokohen rrugët duke filluar nga ora 17.00 e pasdites së të martës deri sa të duan qytetarët.

Mund të bllokohet mbi tre orë, mosbindja civile është mosbindje civile. Ne jemi aty, nëse nuk ia dalim nesër, do ia dalim pasnesër.

Këtu nuk pyesin për Kushtetutën, për ligjin. Vjen deputeti mbron njërin që kishte prerë tjetrin copa copa. Politikë është kjo?

Qytetarët nuk revoltohen nga trafiku, por fakti që nuk kanë ilaçe fëmijët. Dhunë bën qeveria, jo qytetari, qytetari vetëm mbrohet.

Policia po merr masa, pasi mendon se do ketë dhunë.

Kjo është një skemë e ngritur nga policia që të bëjë dhunë dhe të thotë që e bëri opozita.

Policia është polici e krimit. Policia është e lidhur kokë e këmbë.

Atje ka efektivë të ndershëm, por i mbysin, se policinë e drejton mafia komplet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy