Çështja Xhoxhaj/ Mërkuri: Pas Strasburgut hetimi mund të ndiqet nga Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut

Çështja Xhoxhaj/ Mërkuri: Pas Strasburgut hetimi mund të ndiqet nga Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut

Avokati Erind Mërkuri i ftuar në studion e MCN, ka treguar se si do të jetë ecuria e çështjes së ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj të cilës  nuk iu pranua ankesa nga Dhoma e tretë pas shkarkimit nga organi i Vettingut në Shqipëri, KPH dhe KPA.

"Çështja Xhoxhaj përfundoi në shkurt të vitit 2021 ku dhoma e 3 e kësaj gjykate dha vendimin në mos pranimin e ankesës të paraqitur nga ky  individ, pasi është shkarkuar nga organet e Vettingut në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Hetimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Vendimet që jep Gjykata e Strasburgut janë gjithmonë përfundimtare, por megjithatë lejohet që në Gjykatë të paraqitet një hetim dhe që njihet si Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Dhoma e Madhe përbehet jo nga të gjithë gjyqtarët, përbëhet nga kryetarët e secilës dhomë dhe një nga gjyqtarët për secilën dhomë dhe arrihet në total prej 16 gjyqtarësh që kanë mundësi të rishikimit të vendimit të marrë në një nga dhomat e kësaj gjykate.

Nuk mund të rishqyrtojnë çdo çështje, pra nuk është një shkallë ankimore brenda gjykatës. Ato i kalojnë një filtri ku një kolegj prej 5 gjyqtarësh të tjerë vlerësojnë nëse janë apo jo kushtet e parashikuara nga Konventa dhe Rregullorja e Gjykatës.

Kolegji analizon nëse çështja ka një interes publik të përgjithshëm në interpretimin e normave të Konventës. Në rastin konkret i bie që kolegji ka vlerësuar se zgjidhja e dhënë nga Dhoma e tretë ka qënë optimale dhe nuk ka nevojë për rishikim të mëtejshëm. Kjo do të thotë që vendimmarrja e Dhomës së 3-të është një precedent që Strasburgu duhet të ndjekë në të gjitha rastet e tjera që kanë të bëjnë me Shqipërinë për procesin e Vettingut.", u shpreh Mërkur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy