Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Kandidatët të shmangin deklarimet elektorale

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Kandidatët të shmangin deklarimet elektorale

Nga Rrogozhina ku ndoqi nga afër procesin zgjedhor, Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi kërkoi që qytetarët të mos tregojnë votën e tyre dhe të mos bien pre e joshjes së partive politike. Ai deklaroi se procesi i votimit po shkon mirë, por sërish ngriti disa problematika. “Votuesit të shmangin çdo lloj joshje nga subjektet për ti treguar se për kë kanë votuar. Kandidatët duhet të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për të votuar dhe nuk kanë asnjë arsye ligjore dhe për të vëzhguar qendrën e votimit. Aty janë vëzhguesit dhe mediat”, tha Celibashi. Ai kujtoi se fotografimi i votës është shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor, dhe se një problematikë e tillë do të adresohet. Ndër të tjera, Celibashi kërkoi që të shmanget votimi familjar. Ditën e sotme qytetarët e Rrogozhinës të rivotojnë për zgjedhjen e kryebashkiakut pasi Kolegji Zgjedhor shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit. Zgjedhjet e sotme do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun mes socialistit Edison Memolla dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy