Tubimi gjatë masës së Veliajt, Basha: Institucionet e drejtësisë u morën peng, u rrezikuan jetë

Tubimi gjatë masës së Veliajt, Basha: Institucionet e drejtësisë u morën peng, u rrezikuan jetë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, tubimin në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj teksa jepej masa e sigurisë ndaj tij e cilëson si të rrezikshëm.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se struktura të armatosura morën peng institucionet më të rëndësishme të drejtësisë, gjykatën dhe prokurorinë, gjatë një procesi gjyqësor.

Basha tha se askush nuk ka garantuar sigurinë, pasi mund të ishin infiltruar pjesë të grupeve kriminale të cilët mund të përfitonin nga mungesa e sigurisë dhe mund të kishin ekzekutuar prokurorë që kanë dhënë dënime me burg përjetë më herët.

Fatmirësisht nuk pati humbje jete. Situata e 12 shkurtit ka qenë ndër situatat më të rënda të një shteti.

Grumbullimi i qindra njerëzve që ishin punonjës të shërbimeve me uniformë të Policisë Bashkiake, dyshohet se ka pasur dhe të policive të rëndit dhe Gardës, të cilët kanë qenë civil dhe pjesëmarrës në tubim.

Ajo që është më e rënda, është se askush nuk ka garantuar sigurinë, se mund të ishin infiltruar pjesë të grupeve kriminale që mund të përfitonin nga mungesa e sigurisë dhe mund të kishin ekzekutuar prokurorë që kanë dhënë dënime me burg përjetë më herët.

Për 12 orë SPAK dhe GJKKO kanë qenë të rrethuara. Kjo ka vënë në rrezik serioz jetën e atyre punonjësve brenda atij institucioni.

Kush e ka garantuar atë institucion dhe ata njerëz që punojnë aty që brenda asaj turme nuk ka pasur elementë të krimit të organizuar?

Ajo që i jep formë një shteti është Garda e Republikës, gjyqësori dhe policia, nëse funksionojnë këto tre institucione kemi një shtet.

Garda e Republikës ka për detyrë ruajtjen e këtij institucioni deri te rrethimi, pjesën e jashtme e ka policia.

Në të tilla raste për të reaguar policisë i duhen 3-7 minuta dhe duhet të jetë dislokuar në vendin.

Përgjegjësi ka Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë.

Urdhrin e jep drejtori i përgjithshëm i Policisë. Lënia e institucionit për 12 orë nën kërcënim, ëstë e paprecedentë.

Nuk kishte organizim të punonjësve të policisë.

Deklaratën e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në Kuvend se policia nuk ndërhyri pasi përballë kishte mbështetës dhe jo protestues, Basha e cilëson si të papërgjegjshme.

Sipas tij, urdhri për të lënë institucionin në duar të njerëzve të paidentifikuar është dhënë nga Edi Rama.

Ai shtoi se fikja e dritave ndodhi gjatë kohës që fliste Kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të dëgjohej kërcënimi i tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy