Një jetë mes flakëve/ Rrëfimi i zjarrfikësit Agron Balla: Kënaqësia më e madhe, falënderimi pasi kemi shpëtuar jetë

Një jetë mes flakëve/ Rrëfimi i zjarrfikësit Agron Balla: Kënaqësia më e madhe, falënderimi pasi kemi shpëtuar jetë

Një profesion i cili asnjëherë nuk të mundëson të dish se çfarë të pret. Çdo sekondë që kalon, kaplon çdo zemër e cila ndodhet në atë automjet. Në momente ku të shumtë janë ata që largohen, zjarrfikësit afrohen duke luftuar vatrat e zjarrit, një luftë ku gjithmonë janë të gatshëm për të sakrifikuar jetën e tyre. Përgjegjësi i shërbimit të zjarrfikësve të Elbasanit, Agron Balla është nga ata zjarrfikës që jeton me punën.

Që në moshë të re fare, pata fatin të shkoj në zjarrfikëse, si ushtar e detyrim. Atje mora përvojën dhe më pëlqeu. Kur mbarova shërbimin e detyrueshëm, fillova në stacionin zjarrfikës Shkodër. Punova pesë vjet atje dhe pastaj erdha me transferim në Elbasan, ku punoj edhe sot. Është detyrë me përgjegjësi. Kërkon sakrificë.

Kam 34 vite punë, por edhe sot, kur e marr sinjalin për zjarr, emocionet i kam. Kur kam qenë në moshë të re, mbaj mend një zjarr në Kombinatin e Drurit. Rreziku ishte shumë i lartë, por kjo është pjesë e punës.

34 vite mes flakëve, ai do të ndeshej me mijëra sfida, ku do të rrezikonte dhe jetën e tij, por njëkohësisht duke u kthyer në hero. Ndonëse heronjtë jemi mësuar t’i shohim në filma, me pelerina, Agroni u bë hero i një vajze 9-vjeçare, e cila kishte ngecur mes flakëve në katin e 12, ai hyri dhe e mori në dorë duke u bërë kështu heroi i saj i preferuar.

Dua të tregoj një rast të vështirë në një apartament në Elbasan. Digjej një hyrje në kat të pestë, në një pallat 12-katësh. Zjarri ishte i madh. Pallati u mbush me tym. Marr një njoftim që në katin e 11 ndodhej një fëmijë 9-vjeçar. Prindërit ishin poshtë. U organizuam, por shkalla nuk na arrinte deri në kat të 11. E kam marrë nga kati i 11 dhe e zbrita në të 10, ku arrinte shkalla. Ishte shumë tym. Ai fëmijë na dha kurajë edhe ne. Ishte vajzë, shumë e zgjuar dhe trime. Gjatë kohës që prisja shkallën i thosha mos ki frikë se do të të nxjerrë xhaxhi. Ishte kënaqësi, nuk do ta harroj sa të kem jetë.

Kam pasur një rast aksident. Një automjet që trafikndarësja i kishte hyrë mes për mes. Një vajzë kishte mbetur brenda. Ishte vajzë trime. Fliste me prindërit dhe u tregonte. Me qetësi, se duhet qetësi në këto raste, arritëm dhe e nxorëm me sukses. Morëm falënderime.

Kudo në çdo vend ai sëbashku me kolegët e tij ishin pranë vështirësive të qytetarëve, ku në trazirat e viteve ‘90, ai do të goditej nga turma e protestuesve, por asnjëherë nuk hoqi dorë, Agroni vazhdonte për të shkuar drejte objektivit të tij. Dhe kur ai pushonte në shtëpi, pelerinë i ishte kthyer në një lëkurë të dytë.

E çdo zile që bie për Agronin është një kambanë alarmi, profesioni i tij do të bënte që të mos ishte pranë familjes në ditë festive, duke lënë vendin bosh në tryezat familjare. Kolegët, ai i quan vëllezër pasi kalon kohën më të madhe me to, ndonëse sfidat, vështirësitë janë të mëdha, ata asnjëherë nuk ankohen, por bëhen akoma më të fortë për sfidën e radhës.

Momentet më drithëruese për Agronin, janë ato momente në mjetin e zjarrfikësve, ku ende nuk e di se çfarë e pret. Agroni është si ata heronjtë e heshtur, jo nga ata që dalin në televizione, jo nga ata që fryhen në mënyrë pompoze, por është nga ata heronj të cilët i shohim në ekran, duke gërmuar me apo pa mjete, aty ku drejtohen sytë e të gjithëve me shpresë. Që pas një tërmeti, pas një zjarri, pas një fatkeqësie që gjenden jetë të gjalla. Edhe përse jetojnë dhe punojnë mes mijëra vështirësive, krenaria që ata kanë nuk i lejon kurrë të ankohen, por vetëm të vihen në dispozicion të njerëzve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy