Komisioni i ligjeve/ PS tërhiqet nga imuniteti i deputetëve

Komisioni i ligjeve/ PS tërhiqet nga imuniteti i deputetëve

Partia Socialiste u tërhoq nga propozimi i bërë në fillim të 2018-ës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit që bënte të detyrueshme nga ana e Prokurorisë paraqitjen e provave për të marrë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e deputetëve në rast të shkelje të ligjit.

Me rishikimin e nenit 118 dhe 119 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.

Kjo nismë u propozua një vit më parë nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, por në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja u shpreh se PS-ja është tërhequr për të shmangur debatin politik.

Propozimi i PS-së synonte që në Rregulloren e Kuvendit të specifikohej që Prokuroria të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon arrestimin për një deputet.

PD-ja u shpreh kundër këtij ndryshimi dhe asokohe pati një debat të madh mes shumicës dhe opozitës, pasi në rastin e kërkesës së Prokurorisë për të arrestuar ish-deputetin Saimir Tahiri, deputetët e PS kërkuan paraqitjen e provave dhe nuk e dhanë autorizimin për arrestimin e tij, edhe pse, deputetët nuk gëzojnë imunitet.

Për ditën e nesërme në punimet e Komisionit të Ligjeve pritet që të ndryshohen dhe të reflektohen ndryshimet Kushtetuese, ku nga një person me imunitet, tashmë deputeti nuk e gëzon më këtë privilegj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy