Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një lidhje skype qnë studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se partia Demokratike ishte marrë peng dhe po keqpërdorej nga Edi Rama.
Ai tha se sot Partia Demokratike është e bashkuar në bazë, ndërsa akuzoi Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun se kërkojnë të mbajnë peng misionin e PD kundër këtij regjimi.
Sipas Nokës, Me zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD s’do të thotë se ka përfunduar procesi i bashkimit, ai vazhdon që do të thotë se ata janë në kontakt me çdo deputetë.
PD ishte marrë peng dhe po keqpërdorej nga Rama. Foltorja e kreu misionin e saj më të mirë dha produktin dhe sot PD ka arritur dy gjëra të mëdha që si kishte kur nisi foltorja, e para ka një opozitë, një PD dhe e dyta ka një lidership dhe një ekip sepse më parë kishte një ekip të kapur peng dhe sot nuk është më i tillë. Nga sot e në vazhdim fillon beteja jonë për të hapur partinë.
Që nga data 7 mars deri sot komisioni i rithemelimit me Berishën i pari kemi bërë thirrje të vazhdueshme për tu bashkuar. sot PD është e bashkuar në bazë, por një grup i vogël me në krye Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku kërkojnë të mbajnë peng misionin e PD kundër këtij regjimi. Kjo nuk do të thotë se PD nuk është bashkuar. Me zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD s’do të thotë se ka përfunduar procesi i bashkimit, ai vazhdon që do të thotë se ne jemi në kontakt me çdo deputetë.



