KAS nis shqyrtimin e ankimimeve për zgjedhjet/ PD kërkon ripërsëritje në nëntë qarqe, LSI ka ankimuar pesë (VIDEO)

KAS nis shqyrtimin e ankimimeve për zgjedhjet/ PD kërkon ripërsëritje në nëntë qarqe, LSI ka ankimuar pesë (VIDEO)

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po mban sot mbledhjen e saj për plotësimin e disa kërkesave ankimore të subjekteve zgjedhore për rezultatin e 25 prillit.

KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Demokratike dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit Iljaz Shehu, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhani.

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për nëntë qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, duke i cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si masakër elektorale nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Edhe LSI pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, ka ankimuar rezultatin në qarqet e Korçës dhe Vlorës.

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu ka paraqitur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pretendimet e selisë blu në bazë të të cilave kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në nwntw qarqe.

“Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve

Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore. Shtylla e parë ka të bëjë me blerjen e votës përmes personave me të shkuar kriminale.

 Çuçi në Gjirokastër, ndërsa drejtuesi i fushatës ishte Arianit Arapi ish-shefi i policisë i akuzuar për lidhje me Emiljano Shullazin. Lidhja me Çuçin daton më herët. Ky shtetas ka përdoru funksionin e tij dhe ka lejuar konsumin e lëndës narkotike në Tepelenë. Ata kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës, këto fakte janë konfirmuar edhe në burime zyrtare.

Shitblerja e votës është një nga problematikat kryesore të konstatuara edhe nga OSBE. Fondet shtetërore janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Shteti dhe partia u shkrinë në një të vetme. Shteti u vendos në shërbim të partisë dhe ne kemi depozituar 12 prova për qarkun e Gjirokastrës.  Në 24 raste të denoncuara, deputetët e PS në Gjirokastër promovuan investime publike në periudhën para zgjedhjeve. Ministrat vazhduan me angazhimet e tyre gjatë fushatës duke u shfaqur me maska dhe bluza me numrin 12.

Gjatë fushatës u konstatuan raste të shumta që janë denoncuar se në të gjitha nivelet e administratës ishin përfshirë në fushatë duke mbështetur kandidatët e Partisë Socialiste. Nëpunësit civilë u vendosën në presion për të mbështetur PS në të kundërt do të shkarkoheshin nga puna. Dhënia e kartave të identitetit apo të dhënave të tjera personale, pëlqimi apo shpërndarja e postimeve të PS. Nëpunës të niveleve të ulëta dhe të mesme kanë denoncuar presionin e vazhdueshëm të eprorëve të tyre. Presionet ndaj nëpunësve publikë u evidentuan edhe nga OSBE.

Së treti janë punësimet masive para zgjedhjeve. Qeveria nxori rreth 28 vendime duke shtuar numrin e punësimeve në strukturat e qeverisjes vendore. Punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm. Mes tre mujorit të tretë dhe të katërt punësimi në sektorin publik është rritur ndjeshëm.

Shteti vendosi në shërbim të partisë të dhënat personale. Skandali me të dhënat personale u evidentua edhe në raportin e OSBE. Emigrantëve dhe të ifnektuarve me COVID iu mohua e drejta e votimit. Modeli i fletëve të votimit me numra dhe jo me emra solli një numër të madh fletësh të pavlefshme. Qytetarëve u mbeti një kohë e shkurtër për të mësuar praktikat e votimit”, u shpreh Logu.

Përfaqësuesi ligjor i LSI, Altin Kaziaj ka kërkuar në mbledhje që të shpallen të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve në bashkinë Dropull dhe Gjirokastër.

Në argumentin e tij, ai u shpreh se në kundërshtim me vendimin e Komitetit Teknik për karantinimin e personave që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë hyrë mbi 500 persona, që sipas tij shumica janë mbështetës të PS.

Kjo, sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt dhe është përdorur qëllimisht për të goditur forcën politike LSI.

“Kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave themelore të njeriut, që është e drejta për të zgjedhur apo për tu zgjedhor. Kjo shkelje ka ardhur në bazë të urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë për tu karantinuar personat që vijnë nga Greqia apo Maqedonia.

Janë rreth 500 persona që kanë hyrë në Shqipëri. Mënyrat ne nuk i dimë si kanë hyrë dhe për këtë kërkojmë hetim të thelluar nga Komisioni. Ata janë persona që pjesa më e madhe janë mbështetës së PS dhe kanë pasur funksione në komisionet zgjedhore, në KQV dhe vendet e numërimit të votave.

Kandidati jonë atje Vangjel Tavo ka kallëzuar emra të posaçëm të shtetasve shqiptarë që kishin ardhur pas këtij urdhri dhe ishin përfshirë në procese zgjedhore. Kjo tregon se orientimi ka qenë për të goditur LSI. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, që ka ndikuar për nxjerrjen e këtij urdhërim. Kjo ka sjellje ulje të votuesve në bashkinë e Dropullit.

Në brendësi të dokumenteve keni edhe statistikat që tregojnë që LSI ka qenë force e parë në Dropull. Ju kemi vënë në dispozicion materiale që mbrojnë të drejtat e qytetarëve.

Në faqen 5, janë të gjitha statistikat në lidhje me zgjedhjet vendore. Tregohet qartë se pse urdhri i ministrisë ka pasur qëllimisht të godasë drejtpërdrejt LSI.

Kërkojmë që ky vendim të prishet. Kërkojmë shpalljen e pavlefshme të rezultateve të bashkisë Dropull dhe Gjirokastër”, argumentoi përfaqësuesi ligjor i LSI.

KAS ktheu gjithashtu për plotësim kërkesat ankimore të Tahsim Mehmetit, kandidat për deputet në Vlorë dhe Kostaq Papës nga ABEOK që kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Gjithsej pas 25 prillit janë dorëzuar 15 kërkesa ankimore nga subjektet politike.

KQZ-ja përcaktoi sot relatorët për kërkesat e dërguara me numër nga 36 deri në 46. Ky caktim u bë me short me gogla dhe sipas Kodit Zgjedhor shqyrtimi i kërkesave duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të KAS.

Elvin Lako u caktua relator për kërkesat e PD-së për qarkun e Vlorës me nr. 36, Shkodrës me nr. 38 dhe Elbasanit me nr.40.

Elvis Çefa u caktua relator për kërkesat e PD-së për qarkun Korçë me nr. 43 dhe dy kërkesat e LSI-së për qarqet Berat me nr. 34 dhe Durrës me nr. 34.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy