“Gazprom” i Rusisë i ndërpret gazin Ukrainës (VIDEO)

“Gazprom” i Rusisë i ndërpret gazin Ukrainës (VIDEO)

“Gazprom” i Rusisë njofton se është drejt mbylljes së kontratës së furnizimit me gaz me Ukrainën. Ky veprim shënon një përshkallëzim në mosmarrëveshjen afatgjatë midis Moskës dhe Kievit dhe vjen vetëm disa ditë pasi Gjykata e Arbitrazhit në Stokholm urdhëroi gjigantin rus të energjisë të paguante rreth 2 miliardë euro ndaj kompanisë “Naftogaz” të Ukrainës. Kështu, më 1 mars, pasi “Gazprom” ka marrë vendimin e papritur për të mos furnizuar me gaz Ukrainën, duke detyruar Kievin të ulë përdorimin, pavarësisht temperaturave tejet të ulëta. Zëvendëspresidenti i “Gazprom”, Alexander Medvedev tha se grupi kishte filluar një procedurë në të njëjtën gjykatë për të kundërshtuar përfundimet e gjyqit.

Megjithatë Moska ka njoftuar BE-në se furnizimet me gaz nëpërmjet Ukrainës nuk janë nën kërcënim të menjëhershëm.

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak njoftoi se i ka thënë nënpresidentit të Komisionit Evropian, Maros Sefcofic, në një bisedë telefonike, se transiti i gazit nuk do të rrezikohej derisa Gazprom dhe Naftogaz të kishin përfunduar plotësisht marrëveshjen e tyre. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se ishin ndërmarrë hapa për të kompensuar vendimin e Gazprom. "Sot kemi parë një rritje drastike të dërgesave të gazit nga BE-ja: nga Polonia, Sllovakia, Hungaria. Pra, gjithë deficiti, është plotësisht i mbuluar", tha ai.

Por lëvizja e “Gazprom” për të ndalur furnizimet e ka gjetur Ukrainën në një kohë kritike.

BE ka thënë gjithashtu se vendimi i kompanisë ruse mund të kërcënojë eventualisht furnizimet e gazit në të gjithë kontinentin, ndërsa Evropa lufton për të përballuar temperaturat disa gradë nën zero.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy