Burime të MCN TV bëjnë të ditur se SPAK dhe BKH kanë ushtruar sot kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e biznesmenit Ilir Shtufi.
Emri i tij lidhet me procedurat e prokurimit për Lotin 4 të Unazës së Re të Tiranës.
Biznesmeni Shtufi përmendet në komunikimet e ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, lidhur me procedurave të tenderimit për Lotin 4.
Loti 4 i Unazës së Madhe iu dha në përfundim të garës bashkimit të 3 operatorëve “Euroteorema Peqin” – “PE-VLA-KU” - “Nova Construction 2012”, kjo e fundit në pronësi të Ilir Shtufit, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj kompanie.
Tenderi për Lotin 4 të Unazës së Madhe u hap më 16 gusht të vitit 2021, fituesi u shpall më 6 tetor dhe kontrata u lidh më 21 nëntor 2021.
Loti 4 i Unazës së Re u përmend për herë të parë nga SPAK kur ndaj zëvendëskryeministres Balluku u vendos masa e pezullimit nga detyra.



