Gjobë për mosmbajtje të maskës. Kryemadhi-policëve: Mos u bëni këlyshat e Taulantit! (VIDEO)

Gjobë për mosmbajtje të maskës. Kryemadhi-policëve: Mos u bëni këlyshat e Taulantit! (VIDEO)

Një ditë pasi kryeministrit Edi Rama paralajmëroi se nga gjobat për zbatimin e masave anti-COVID nuk do të kursehen as politikanët, Monika Kryemadhi u ndëshkua nga policia.

 Këtë të mërkurë, kryetarja e LSI organizoi një takim me të rinjtë në Elbasan, por në sy ra se asnjë prej tyre nuk mbante maska. Për këtë arsye ndërhyri policia, e cila i vendosi gjobë Monika Kryemadhit. Kjo e fundit u irritua.

“Merruni me bandat njëherë dhe ata që përplasin makinat, pastaj vendosni gjoba për maskat. 7 veta jemi ne këtu, pse në kafe u lejoka, ndërsa ketu jo. Vendoseni gjobën dhe ne do ta apelojmë në Gjykatat Administrative”, ju drejtua Kryemadhi policëve.

 Kjo nuk është hera e parë që kryetarja e LSI gjobitet pse nuk mban maskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy