
Sot në Kosovë është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 6 tetor.
Fushata e nisur 10 ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjatë deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë drejtë vote është 1,937,869.
Të gjithë kandidatët për kryeministër nga të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshëm ta udhëheqin dialogun Kosovë - Serbi në rast se vijnë në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.



