Kina u kërkon firmave dhe bankave më të mëdha shtetërore, që të nisin një raund të ri kontrollesh

Kina u kërkon firmave dhe bankave më të mëdha shtetërore, që të nisin një raund të ri kontrollesh

Autoritetet kineze u kërkojnë firmave dhe bankave më të mëdha shtetërore të vendit që të fillojnë një raund të ri kontrollesh mbi ekspozimin e tyre financiar dhe lidhje të tjera me “Ant Group”, duke riparë kësisoj kontrollin e perandorisë financiare të miliarderit Jack Ma, raporton Bloomberg.

Rregullatorë të shumtë, përfshirë mbikëqyrjen bankare, në ditët e fundit u kërkuan institucioneve nën mbikëqyrjen e tyre që të shqyrtonin nga afër të gjithë ekspozimin që kishin ndaj “Ant”, filialeve të saj dhe madje edhe aksionerëve të saj deri në janar.

Në këtë formë kërkohet rishikim më i plotë dhe më i gjerë i marrëveshjeve me “Ant”, ku institucioneve iu tha se duhet t’i raportojnë gjetjet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Transmetuesi shtetëror i Kinës ka implikuar miliarderin Jack Ma dhe “Ant Group” në një skandal korrupsioni, duke rritur presionin ndaj tij pas një goditjeje që ka fshirë miliarda dollarë nga perandoria e tij në internet.

Një dokumentar në Televizionin Qendror të Kinës denoncoi se kompanitë private i bënë “pagesa të paarsyeshme” dhe tejet të larta vëllait të ish-kreut të Partisë Komuniste Kineze në Hangzhou, një qytet lindor, ku ndodhet edhe selia e “Ant Group”, në këmbim të stimujve të politikës qeveritare dhe mbështetjes për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Sipas të dhënave publike, një njësi e “Ant Group” bleu dy parcela toke me çmim të zbritur në Hangzhou në vitin 2019 pasi mori aksione në dy biznese të pagesave celulare në pronësi të vëllait më të vogël të sekretarit të partisë.

Dokumentari pretendonte se Zhou Jiangyong, ish-sekretari i partisë Hangzhou i cili u arrestua në gusht për korrupsion, ndihmoi kompanitë e paidentifikuara të blinin tokë të lirë dhe të gëzonin politika preferenciale pasi blenë aksione në kompanitë e kontrolluara nga vëllai më i vogël i ish-kreut të Partisë Komuniste Kineze në Hangzhou, Zhou Jianyong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy