Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Zhupan të qytetit të Fierit.
Konkretisht rreth orës 4:30, në banesën e shtetasit 63-vjeçar A.L. kanë hyrë persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dyshohet se i kanë vjedhur atij një shumë prej rreth 10 mijë eurosh, sikurse edhe një armë gjahu që kishte në shtëpi.
Policia njofton se në vendngjarje ka shkruar grupi hetimor dhe po vijohet me procedurat për të mësuar të gjitha rrethanat e ngjarjes, e për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve të dyshuar të saj.



