
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në MCN Live ka folur për pezullimin e fondeve të SHBA-së në botë, akt ky që prek edhe asistencën për SPAK.
Ai u shpreh se vendimi i Trump nuk e cënon SPAK thjeshtë theu mitin e krijuar se ky institucion është në dorë të amerikanëve.
Sipas tij SPAK ishte një nga 70 institucionet shqiptare që mbështetej, por financimi i tij bëhet nga taksapaguesit shqiptarë dhe për këtë arsye pavarësisht se duhet ti respektojmë ndërkombëtarët ne duhet të kemi ligjet tona.
Nëse e sheh në plan të gjerë unë pash se Trump do bëjë disa gjëra që do kenë efekt global dhe një nga këto është dhe ky vendim, por që nuk cënon apo i shkakton ndonjë problem të madh SPAK.
Po të shohësh gamën e madhe që përfitonin nga fondet e SHBA ishte e madhe, por ajo që s’mund të anashkalohet është fakti se duke u ngritur një mit rreth SPAK që është i amerikanëve dhe se janë amerikanët që e mbështesin ky vendim tregon se nuk është kështu, ka qenë një aureolë se sa një realitet i prekshëm.
E rëndësishme është se ndihma që jepte SHBA ishte shumë sinjikative, përkthehej në trajnime, asistencë, mënyra që hetuesit e BKH përdorin sot është e njëjtë me hetuesit e SHBA.
Këto fonde janë ndërprerë për trajnimet e tyre, por ne kishim parë se çdo veprim që bënte SPAK në mbështetje dilte ambasada amerikane, shihnim prezencë të shpejtë të zyrtarëve amerikanë në mbështetje të SPAK, pra për shkak të mënyrës se si ata e kishin krijuar profilin në media që SPAK ishte zgjatim i drejtësisë amerikane dhe në fakt duket se nuk është kështu.
Më tej ai shtoi se sa i përket reagimit të SPAK nuk kishte pse ta bënte sepse SPAK ishte një nga 70 institucionet shqiptare që mbështetej dhe financohej nga SHBA.
Nuk ka pse reagon SPAK sepse ne e dimë që ai nuk financohet nga SHBA, por nga taksat e republikës së Shqipërisë sepse në vetvete është një institucion i shtetit shqiptar dhe aureola se është zgjatim i drejtësisë amerikane në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu, ai duhet të jetë një institucion i pavarur që i shërben interesave të qytetarëve shqiptarë.
Unë e cilësoj SPAK si një institucion të shteti shqiptar që paguhet me taksat e shqiptarëve dhe nëse kjo mbështetje nuk është kaq e madhe atëherë SPAK ka ligjin. Thjeshtë perceptimi publik dhe reagimi i SPAK ishin të panevojshme sepse s’ka pse të ndjehet i frustuar nga kjo që po ndodh, ai duhet të vazhdojë të bëjë punën e vetë. Pjesa amerikane ka qenë më tepër një aureolë.
Nëse duam që gjërat të funksionojnë ne duhet të kemi ligjet e këtij vendi për ti mbështetur. Kjo është një veprim që ndikon më shumë në perceptimin publik sepse e kemi krijuar më të madh se sa është në të vërtetë, për mua reforma në drejtësi ka dështuar.



