Linda Rei tregon pse u largua nga spektakli: Nuk pranoj të më trajtojnë si plehrë për hir të famës

Linda Rei tregon pse u largua nga spektakli: Nuk pranoj të më trajtojnë si plehrë për hir të famës

Pas largimit nga spektakli i të hënave “Dance with me”, Linda Rei nuk i ka kursyer kritikat për stafin dhe ka shpjeguar arsyet pse vendosi të hiqte dorë. Në një intervistë në emisionin “Pop Culture” në TCH, Linda Rei sqaroi fillimisht arsyen pse kërceu vetëm gjatë javëve që mori pjesë në garë.  

“Më shkruan Alketa që të kemi gjetur partnerin, një yll filmash. Erdha, shkova në zyrë te Vera. “Dëgjo Linda, ky artisti i filmave u tërhoq sepse tha se për shkak të sponsorve nuk donte të shfaqej në krah të Linda Reit”, më tha ajo. Kishte dhe të tjerë, që nuk u përshtatën me mua. Provova dy partnerë, nuk u përshtatëm. Robert Berisha tha se nuk po vdes për bukë, nuk vij në një emision që nuk paguan “, tregoi ai.

Linda Rei tha se para spektaklit, çdo gjë vendosej në skenar, “kjo është pyetja, kjo është përgjigjja”. Ajo u shpreh se pjesëmarrësit në spektakël nuk paguhen.

“Edhe përplasjet janë të organizuara. Është normale që në të gjithë botën, ata që marrin pjesë paguhen.  Ata donin të bënin spektakël mbi lëkurën time. Nëse nuk do të kishte njeri që nuk donte të kërcente me dua, do ta thoja vetë e para”, tregoi ajo.

Linda Rei thotë se ka harxhuar nga xhepi i vet gjatë gjithë qëndrimit në Tiranë për spektaklin.

“Më thanë që nuk paguhemi, por më thanë që do t’ju paguajmë mbijetesën. Nuk e di si mbijeton Vera, por unë nuk mbijetoj ashtu. Hoteli, mëngjesi, dreka, darka, lavanteri... në 5 javë nga xhepi im kam harxhuar 2 500 euro plus 3900 lekë të rroba banjove të xhirimit të klipit. Ajo i tha shitëses nëse mund t’I kthenim pas xhirimeve sërish në dyqan, por ajo nuk pranoi. Unë pagova një palë rroba banje. Pse duhej të harxhoja për produksionin. I çova faturën, më tha këto nuk na duhen, mund t’i mbash”, tha ajo.

 “Unë u sëmura me temperaturë 41. Përgjigjja e Verës: Ok, të shkuara, por mos harro nesër në orën 1 të jesh korrekte, ke xhirimin e filmit. Unë i thashë vafanculo ti dhe filmi. U kujtua të vinte dy ditë më vonë në spital. Dhe ai sponsori i madh që ata thoshin më tha nuk t’i bëjmë dot analizat. Unë isha me 41 dhe ajo më tha shkojmë në spital dhe bëjmë xhirim filmi. A ka shpirt apo është kafshë ky njeri”, tha ajo.

“Edhe sikur të më paguanin nuk do të rrija, me atë trajtim që të bëhet aty. Si disa njerëz mund të pranojnë që t’i shajnë dhe t’i trajtojnë si plehra dhe të rrinë aty për famë? Jeta ime është shumë më e bukur jashtë”, tha ajo.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy