Braçe dhe Manja, propozime për ndryshime në Kodin Rrugor/ Kërkohet ashpërsimi i masave për shoferët e rinj

Braçe dhe Manja, propozime për ndryshime në Kodin Rrugor/ Kërkohet ashpërsimi i masave për shoferët e rinj

Deputetët e Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Erion Braçe, kanë propozuar amendamente të reja në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht për shoferët e rinj dhe ata që shkelin rregullat e qarkullimit nën efektin e alkoolit. 

 

Sipas ndryshimeve të propozuara, çdo person që kapet duke drejtuar automjet pa patentë nuk do të mund të pajiset me leje drejtimi për një periudhë 1-vjeçare, përveç përgjegjësive penale që parashikon ligji aktual. 

 

Një tjetër masë prek të miturit që kapen në timon pa patentë. 

 

Ata nuk do të mund ta marrin lejen e drejtimit sapo të mbushin moshën 18 vjeç, por do të duhet të presin deri në moshën 20-vjeçare. 

 

Amendamentet parashikojnë gjithashtu rregulla më të forta për shoferët e rinj. 

 

Gjatë vitit të parë pas marrjes së patentës, niveli i lejuar i alkoolit në gjak do të jetë zero. 

 

Po ashtu, drejtuesit me eksperiencë deri në 2 vite nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 24:00 deri në 06:00, përveç rasteve kur shoqërohen nga një person i rritur që disponon patentë prej të paktën 3 vitesh.

 

Për shoferët e rinj janë propozuar edhe kufizime të reja shpejtësie: deri në 90 km/h në autostradë; deri në 80 km/h në rrugët jashtë zonave të banuara. 

 

Shkelja e këtyre kufijve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për 1 muaj dhe heqje pikësh. 

 

Sipas draftit, nëse shoferi i ri nuk kryen shkelje gjatë vitit të parë, kufizimet hiqen automatikisht. Por nëse kryen dy shkelje, periudha e provës zgjatet edhe me një vit tjetër. 

 

Ndryshimet e propozuara ndalojnë edhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të biçikletave dhe motorëve elektrikë. Një nga masat më të ashpra lidhet me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. 

 

Drafti parashikon që çdo drejtues që kapet përsëritës me nivel alkooli mbi 0.5 gram/litër në gjak, pasi është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do të humbasë përgjithmonë patentën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy