Sulm me thikë në Marsejë, vriten dy gra

Sulm me thikë në Marsejë, vriten dy gra

Një person vrau dy gra duke i sulmuar me thikë në stacionin kryesor të trenit në Marsejë, para se të vritej nga një ushtar francez.

Policia Franceze tha se personi ishte “neutralizuar dhe goditur me armë”, shërbimi hekurudhor ishte ndërprerë dhe i këshilloi qytetarët të shmangnin stacionin.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb tha se po nisej për në Marsejë “menjëherë”. Prokuroria e Përgjithshme franceze tha se kishte hapur një hetim kundër-terrorizëm, megjithëse zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë motiv për sulmin.

Burime policore e cilësuan incidentin “një sulm i mundshëm terrorist” dhe dëshmitarët njoftuan se i dyshuari thërriti “Allahu Akbar", "Zoti është i madh”, ndërsa kryente sulmin. / Zëri i Amerikës / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy