Në raportin e fundit, KLSH ka evidentuar shkelje të rënda, nga pagesat e kryera për koncesione që nuk kanë ofruar shërbime, te mungesa e pajisjeve mjekësore dhe keqmenaxhimi në spitalet publike.
Lajdon Shapo, mjek në Londër tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se mungesa e auditimit është thembra e Akilit në këtë histori.
Duke vijuar Shapo tha se duhen bërë hetime që në momentin që vendoset të bëhet një koncesioni. Sipas mjekut, Onkologjia është testi që na tregon që 12 qendra, një për çdo qark që të mos vijnë njerëzit të gjithë në Tiranë.
QSUT, qendra më e madhe e logjistikës, por edhe akademike, e vendimmarrjeve mjekësore, një qendër ku kthejnë kokën të gjithë dhe presin të gjithë dhe Onkologjia është testi që na tregon që na duhen 12 qendra. Një për qark dhe jo lëvizje pa fund drejt Tiranës për barna, trajtime, diagnozë etj. Çfarë nënkupton një shpërndarje e barabartë e aparaturave. KLSH ka parë se çfarë nga ngjarë.
Një nga deputetet e vjetër, Braçe, ka thënë që këtu mundon auditimi. Është një nga thembrat e Akilit. Në rast se nuk auditohet dhe me koncesionet nuk do të kishim mbërritur këtu ku jemi sot në rast se nuk shihet momenti i parë kur vihet firma, si vihet ajo për vihet ajo, a na duhet ky lloj koncesioni, kjo aparaturë, sa e vjetër është, kush do e mirëmbajë atë.
Janë një sërë problemesh. Të lidhura zinxhir, përgjegjësitë shpërndahen, por nuk duhet të jenë të shpërndara.
Na është ulur ndjeshëm jetëgjatësia me shëndet të mirë.
Në shumë zona, edhe në kryeqytet ka rënë në moshën 45-50 vjeç. Një person kur bëhet 45 vjeç fillon dhe ka probleme kronike që do e shoqërojnë deri sa të mbyllë sytë.



