Uillton: Sa kohë njerëzit hyjnë në sallën e gjyqit pa pasur besim te drejtësia, nuk ka për të pasur reformë

Uillton: Sa kohë njerëzit hyjnë në sallën e gjyqit pa pasur besim te drejtësia, nuk ka për të pasur reformë

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Uillton, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës. Në fjalën e mbajtur, Uillton e vuri theksin te reforma në drejtësi.

“Reforma ka potencialin ta transformojë vërtet këtë shoqëri, duke transformuar kështu edhe mundësitë e saj. Por, reforma është thjesht një deklarim i qëllimeve të mira; nëse nuk zbatohet, reforma do të ngelet një gjurmë e vogël dhe e trishtë në historinë e Shqipërisë. Me zbatim kemi parasysh procedurat, praktikat dhe qëndrimet në çdo sektor të sistemit të drejtësisë. Reforma e vërtetë nuk bëhet në letër apo në Parlament; reforma e vërtetë bëhet në çdo sallë gjyqi dhe zyrë juridike në vend. Reforma duhet të perceptohet e duhet të besohet nga qytetarët e Shqipërisë. Për sa kohë qytetarët nuk besojnë te drejtësia e sistemit kur hyjnë në sallën e gjyqit, s'ka për të pasur reformë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy