Ulje temperaturash dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Ulje temperaturash dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Zonat jugore dhe qëndrore do të paraqiten me kthjellime gjatë paradites, por zonat veriore do të kenë vranësira të herë pas hershme.

Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore ndersa shira afatshkurtër e të papërfillshëm do ketë vetëm rajoni verilindor i vendit tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare në veri por herë pas here forcohet në jug duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat duke ju afruar mesditës shtohen duke pësuar zhvillim dhe gjeneruar rrebeshe shiu shoqëruar në zona të izoluara me stuhi breshëri e ere. Këto kushte të motit mbeten deri në mbrëmje kur kemi ri-kthim të motit të kthjellët.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Por pjesa e dytë e ditës dhe konkretisht pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të pakët në republikën e MV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy