Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me kullota me barë dhe shkurre në Karaburun të Vlorës.
Raportohet se flakët rrezikojnë pyllin e Llogarasë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
Ndërsa në vendngjarje janë specialistët e zonave të mbrojtura Vlorë.
Punonjësit e zjarrfikëseve e kanë të pamundur të shkojnë me automjet për shkak të mungesës se rrugës, ndaj po mbërrijnë në këmbë.
Fikja e flakëve për momentin po bëhet me mjete rrethanore.



