Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se ka një marrëveshje kartel mes kompanive që tregtojnë naftë që të mbajnë të gjitha një çmim të përafër në të gjithë vendin, pavarësisht se kosot janë lënë të tilla.
Duke vijuar Soko tha se në vendin tonë tregtohet akoma nafta që është importuar në nëntor, dhjetor.
Sipas Sokos, ka nevojë për ndërhyrje, jo vetëm për monitorim.
Nafta në Shqipëri, sot që flasim përveç se para 3 ditësh që erdhi një sasi e re nafte, kjo që po tregtohet në Shqipëri ka ardhur në momentin kur lufta në Gjirin Persik nuk kishte plasur ende. Kemi naftë që e kemi blerë në nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt. Logjika e inventarizimit në çdo biznes, që nga domatja dhe deri te nafta, është që malli që vjen i pari, del i pari. Mbarohen sasitë e marra në nëntor, pastaj nxirret ajo e marsit. Është rritur sasia e naftës që po blemë sot. Importuesi, që kemi vetëm një importues, Kastrati që ka 99% të tregut, është lënë e vetme, është inxhinieruar tregu që të rrijë vetëm ai. Këtë naftë mua do të ma shesësh kur të mbarosh rezervat. Rezervat janë me çmim të ulët. Ne do mund të prekeshim, nëse lufta zgjat kaq shumë dhe ne i afrohemi pikës kritike. Një muaj e kemi dhjamin ne, me shpresën që pas një muaji do mbarojë. Spekulimi është loja me frikën. Tregtarët ngrihen me mendjen për t’ja futur popullit.
Shteti është aty për të garantuar që rregullat të zbatohen, ai të fitojë të mirën e vet pa më rënë mua në qafë tek paratë e mia. Shteti futet në lojë për të ndaluar atë që po ndodh tani. Është me leje, marrëveshje kartel. Ik nga të duash nafta është 195-200 lekë. Nuk ka asnjë kombinim që të mbajë këtë çmim në të gjithë vendin. Kostot janë të ndryshme, qiratë janë të ndryshme.
Bien dakord që çmimi në tabelë do të jetë kaq. E gjitha kjo është e paligjshme.
Ka nevojë për ndërhyrje. Njerëzit presin të marrësh masa për të ulur çmimin e naftës.
Qeveritë e tjera kanë ndërhyrë me paketa për të ulur çmimin.



