
Pas përhapjes së variantit Omicron, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen yha se bota është në një “garë me kohën”.
Qeveritë në mbarë botën po mobilizohen kundrejt Omicron dhe do të mblidhen në një takim urgjent ministrat e shëndetësisë të G7.
Von der Leyen gjithashtu njoftoi të dielën rregulla të reja të shëndetit publik që kërkojnë përdorimin e detyrueshëm të maskave në dyqane dhe në transportin publik duke filluar nga kjo javë. Omicron u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, të cilët ngritën alarmin për numrin jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, shkruan CNN.
Që atëherë, në disa vende të tjera kanë konfirmuar raste të variantit të ri. Përveç Afrikës së Jugut, varianti është zbuluar në Botsvana, Belgjikë, Kanada, Australi, Holandë, Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Izrael, Itali, Republikën Çeke dhe Hong Kong.
Të dielën, autoritetet holandeze njoftuan se të paktën 13 persona kishin rezultuar pozitivë në aeroportin e Amsterdamit Schipol pasi udhëtuan nga Afrika e Jugut. Zyrtarët kanadezë shëndetësorë konfirmuan gjithashtu dy rastet e para të variantit Omicron në Otava të dielën.
Një numër vendesh kanë mbyllur kufijtë për udhëtarët nga Afrika e Jugut, me Bashkimin Europian, Japoninë , Australinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Ruandën dhe shumë të tjerë që kanë pezulluar udhëtimet nga vendet si Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esëatini, Mozambiku dhe Malavi.



