Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për hekurudhat, firmosin Thaçi dhe Vuçiç (VIDEO)

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për hekurudhat, firmosin Thaçi dhe Vuçiç (VIDEO)

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Marrëveshja është nënshkruar në prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell nga presidentët e dy shteteve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

Marrëveshja vjen një muaj pasi palët nënshkruan një letër të shprehjes së interesit për hapjen e korridorit ajror mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Presidenti Thaçi e ka cilësuar një hap të madh përpara për të dy vendet.

Së pari marrëveshja për trafikun ajror dhe tash kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat ndërjmet Kosovës dhe Serbisë. Një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve”, tha ai.

Ndërsa Vuçiç ka falënderuar ambasadorin Grenell.

Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Jam i lumtur që shoh përparimin sot dhe e falënderoj shumë Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë ne mendojmë se do të kemi një të ardhme më të mirë se kjo dhe që do të sigurojmë paqe për dekadat e ardhshme”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy